05 Qershor 2020

Zhegra shembull për menaxhimin e suksesshëm të Covid-19

Gjilan, 29 mars - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar fshatin Zhegër, ku janë takuar me Këshillin dhe Shtabin Emërgjent atje.

"Është një mobilizim i jashtëzakonshëm nga ky fshat, pa ndasi politike, të cilët në prioritet kanë menaxhimin e situatës nga kjo pandemi dhe vazhdimin me përkrahje për t’iu dalë në ndihmë të vazhdueshme banorëve të Zhegrës. Këta banorë që janë trima në këtë situatë të vështirë, po punojnë në mënyrë  organizative, në çdo kohë, për të qenë pranë banorëve, me tërë kapacitetet e tyre", ka thënë ai në fjalën e tij.

Ismajli e ka njoftuar Këshillin dhe Shtabin Emergjent se do ta kenë mbështetjen maksimale të Komunës së Gjilanit, për çdo kërkesë të tyre, e cila është në funksion të menaxhimit të situatës pandemike.

"Zhegra është shembulli më i mirë i kësaj situate pas rastit të parë i cili u menaxhua suksesshëm, ku me vetë-izolimin e banorëve, u bë e mundur që të mos shtohen edhe raste tjera, për çka jemi falënderues", potencoi ai.

Ai ka kërkuar nga qytetarët, të ndjekni shembullin e Zhegrës, të vetë-menaxhimit të situatës, pasi që kjo natyrë e punës, mbetet e vetmja mundësi për parandalim virusit që ka përfshirë gjithë botë.

"Vazhdoni në ndjekjen e instruksioneve nga IKSHP dhe nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që bashkërisht të jem menaxhues të situatës. Vetëm të bashkuar, do t’i përcaktojmë kufijtë e mospërhapjes së kësaj pandemie që deri tash morri jetën e shumë njerëzve në nivel botëror", përfundoi nënkryetari Ismajli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)