21 Prill 2018

VV kërkon interpelancë mbi sistemin shëndetësor dhe sigurimet shëndetësor

Prishtinë, 29 mars - Sot dr.Fatmire Kollçaku, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje!, në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, dorëzoi kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike e private në Republikën e Kosovës. 

"Marrë parasysh raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me projektin e Sistemit Informativ Shëndetësor, problemet tepër të mëdha të evidentuara na japin të kuptojmë se ky projekt sicc kemi deklauar dhe më herët është nje aferë gjigande korruptive", ka thënë Kollçaku.

Ajo ka thënë së për rekomandimet e dhëna në këtë raport dhe të ardhmen e kësaj fushe Grupi parlamentar i Vetëvendosjes thërret në interpelancë Ministrin e Shëndetësisë Ismajli për të raportuar konkretisht lidhur me Sistemin Informativ si parakush i patejkalueshëm për Sigurimet shëndetësore publike.

"Në kushtet kur Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me jetëgjatësinë mesatare më të ulët në Evropë, me investimin më të ulët në sektorin shëndetësor në raport me BPV, si dhe i vetmi vend në rajon pa sigurime shëndetësore, qasja joserioze jo vetëm që nuk siguron të drejtën elementare për të marrë shërbime shëndetësore që bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut,  por varfëron akoma më shumë popullatën edhe ashtu të varfër, duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit."

"Po ashtu në kushtet e moskontrollit ndaj institucione private të sigurimeve shëndetësore, ato po vjelin të ardhura të cilat merren nga qytetarët deri në momentin kur këta nuk shndërrohen në pacientë. Rastet më të shpeshta rezultojnë më ndërprerje të kontratës për sigurimin shëndetësor privat kur konstatohet se personi është duke u trajtuar nga ndonjë sëmundje kurimi i të cilës kushton", ka shtuar Kollçaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)