03 Gusht 2021

Ushtarët italian të KFOR-it përkrahin qendrat e mjekësisë familjare

Kaçanik, 18 nëntor - Qendrat e mjekësisë familjare në Kaçanik dhe në Hanin e Elezit pranuan nga kontingjenti ushtarak italian i KFOR-it disa pajisje mjekësore, përfshirë elektrokardiografe digjitale, defibrilatorë dhe makina të oksigjenit.

Nisma u financua nga Ministria Italiane e Mbrojtjes me synim të rritjes së aftësive të dy qendrave mjekësore të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor për 45,000 persona që jetojnë në ato dy komuna. Javën e kaluar ushtarët italianë të KFOR-it rehabilituan gjeneratorin e oksigjenit mjekësor në spitalin e Prizrenit.

KFOR-i dhe kombet që kontribuojnë me trupa po zbatojnë një numër të projekteve të asistencës në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në përkrahje të reagimit lokal ndaj Covid19, nga të cilat përfitojnë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja ka siguruar pajisje mbrojtëse personale për institucionet shëndetësore në Kosovë, ndërsa ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga shtetet aleate dhe partnere, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Poloninë, Turqinë dhe Austrinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)