22 Janar 2021

UNICEF ofron mbështetje për punëtorët shëndetësorë

Prishtinë, 25 gusht– Beteja kundër COVID-19 nuk ka përfunduar. Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 7.6 ton (1,160.000 copë) PMP shtesë. Nga kjo shumë e furnizimeve, 10% do të dërgohen në Qendrat Shëndetësore të Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut.

Grupi i katërt përmban: 2,000 kostume mbrojtëse me mbulim të tërësishëm, 600,000 dorëza HE*, 3,000 mburoja të fytyrës, rezistente ndaj mjegullimit; 200,000 kapela klinike; 155,000 maska FFP2/N95 dhe 200,000 maska klinike.  

UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre. Me këto furnizime, programi i vizitave në shtëpi dhe punëtorët shëndetësorë të mbështetur nga UNICEF-i, do të ndjehen të sigurt për të realizuar vizita në shtëpi, për t’i përkrahur gratë shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe fëmijët në tërë Kosovën. 

Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, ka falenderuar Qeverinë e Luksemburgut për donacionin e ofruar përmes UNICEF-it. 

Ndërkohë që e ngarkuara me punë e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes tha se “Luksemburgu është mirënjohës ndaj UNICEF-it për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe sjelljen e PPE-ve të nevojshme në Kosovë! Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën në këto periudha të vështira dhe ne jemi të lumtur që mund të mbështetemi te partnerët tanë për këtë. PPE-të janë një pjesë thelbësore në luftimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe ne përsëri i inkurajojmë të gjithë të respektojnë masat mbrojtëse në vend." 

Gjatë javëve të ardhshme, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale (PMP) për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit.

UNICEF bën thirrje të vazhdueshme të merren tre masat e thjeshta për t’i zvogëluar mundësitë e infektimit apo përhapjes së COVID-19:

• Mbani maskën në hapësirat publike.

• Mbani distancë prej së paku 1.5 metrash mes jush dhe të tjerëve.

• Pastroni duart mirë dhe rregullisht me sapun dhe ujë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)