18 Janar 2021

U mbajtën “Ditët e Infermierisë Familjare”

Prishtinë, 23 shtator - Në organizim të Qendrës së Edukimit të Vazhdueshëm Infermierik (QEVI) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i ka vazhduar dhe përfunduar sot në Ferizaj punimet takimi i pesë punues “Ditët e Infermierisë Familjare”.

Gjatë këtij takimi të mbajtur në  kuadër të planit të punës së QEVI-t, drejtues të qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare nga të gjitha komunat e Kosovës kanë prezantuar punime të ndryshme, në funksion të zhvillimit të programeve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve të përkujdesjes shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Lulzim Çela, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejmë të rolit të infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke theksuar po ashtu edhe nevojën që kapacitetet profesionale të kësaj kategorie të vijës së parë të shërbimeve shëndetësore të ngriten në vazhdimësi, në përputhje me qasjet e reja në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Ndërsa Niman Bardhi, koordinator i trajnimit infermierik në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH-QEVI-MSH), ka prezantuar para pjesëmarrësve të këtij takimi aspektet që kanë të bëjnë me ofrimin e cilësisë së shërbimeve bazuar në skenarin global të kujdesit shëndetësor.

Ai ka theksuar nevojën e ngritjes së përkushtimit për vetëdijesim dhe funksionim sa më të avancuar të shërbimeve shëndetësore të nivelit primar, me qëllim të parandalimit dhe mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve të ndryshme si atyre të sistemit respirator, kardiovaskular, kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Përfaqësues të QKMF-ve nga rajone të ndryshme të Kosovës kanë trajtuar edhe aspekte të tjera që lidhen me rolin e infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor, çështje që lidhen me shëndetin dhe mjedisin dhe aspekte të tjera të rëndësisë profesionale.

Ky takim, që është mbajtur me moton  “Ofrimi i cilësisë në shërbim të bashkësisë-Infermieria udhëheq kujdesin kronik”, ka nxjerrë edhe rekomandimet e veta që kanë për qëllim ngritjen e mëtejme të cilësisë dhe arritjen e standardeve të përkujdesjes shëndetësore në Kujdesin parësor Shëndetësor dhe implementimin e njohurive dhe shkathtësive të infermierëve në komunitet.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)