26 Prill 2024

Tolaj priti specialistin amerikan të emergjencave pediatrike

Prishtinë, 4 tetor - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, takoi sot specialistin e emergjencave pediatrike dhe ligjëruesin në Qendrën Klinike në Emory (Atlanta Geordia-SHBA),  David Goo me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, është biseduar për finalizimin e rehabilitimit të Departamentit të Emergjencës Pediatrike në Klinikën Pediatrike të QKUK-së, resurset humane për Emergjencë Pediatrike, planin e trajnimeve të tyre përmes monitorimit direkt pas fillimit të punës dhe edukimit të vazhdueshëm gjatë vitit që vjen si dhe për një donacion që do të jap American International Health Alliance për disa njësi të QKUK-së: Emergjencën pediatrike, Njësinë Intenzive në Klinikën e Pediatrisë, Qendrën Neonatologjike dhe Klinikën e Gjinekologjisë.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Sekretari Tolaj është takuar edhe me Kirurgun kardiak Jacob Bergsland nga Qendra Klinike Universitare e Oslos së Norvegjisë dhe përfaqësues i projektit I-health-portal, që shoqërohej nga dr. Tefik Bekteshi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e përfshirjes edhe të Republikës së Kosovës në Projektin norvegjez I- health- portal, si një projekt, i cili do të jetë i dobishëm për punëtorët shëndetësorë  dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)