26 Prill 2024

Task Forca për Kontroll të Kancerit shënon muajin e Karcinomës së Gjirit

Prishtinë, 21 tetor - Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit - TKKK,  përmes një aktiviteti të zhvilluar në Prizren nesër shënon muajin botëror për luftë kundër kancerit të gjirit.

Duke e zhvilluar konceptin e  “Rolit të artit në rehabilitimin e pacientëve me kancer”  TKKK ka bërë të mundur që një numër i vullnetarëve – paciente që tashmë e kanë mundur këtë sëmundje - të takohen në Prizren.

Me përkrahjen e Prof. Zake Prelvukaj në cilësinë e piktores këto gra përmes pikturimit do t’i shprehin emocionet e tyre dhe përmes ngjyrave në pëlhure do ta prezentojnë një pjesë shumë të rëndësishme emocionale të tyre.

Duke konsideruar faktin që karcinoma e gjirit është karcinoma më shpesh e diagnosikuar tek femrat si dhe shkaktari i dytë i vdekjes tek femrat, TKKK kishte për qëllim që përmes kësaj fushate t’u mundësojë të mbijetuarve një formë të socializimit.

Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat ndërkombëtare, cdo 2 minuta një femër diagnostikohet me karcinomë të gjirit dhe cdo 13 minuta një grua vdes nga kjo sëmundje, shifra këto alarmante që e obligojnë rritjen e vetëdijësimit qytetar edhe përmes fushatave si kjo e sotmja.

Të gjitha pikturat që do të realizohen nga këto evente do t’iu dhurohen institucioneve kosovare si Kryeministrisë dhe Ministrive të tjera me qëllim të rritjes së vetëdijësimit të këtyre institucioneve në luftën kundër kancerit dhe stimulimit për ndërmarrjen e hapave konkretë.

Ky aktivitet është mbështetur nga Roche.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)