26 Prill 2024

S’ka sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 30 qershor- Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka reaguar rreth vendimit të qeverisë për shtyrjen e afatit për mbledhjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore.

\"Edhe qeverisja në ikje dështon në realizimin e sigurimeve shëndetësore publik për qytetarët e Kosovës. Kur në dhjetorin e vitit të kaluar ishte njoftuar dështimi dhe shtyrja e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore për 1 korrik të këtij viti, nuk kishin munguar justifikimet boshe dhe premtimet po të atilla për gjoja raportet mujore para kryeministrit për ecurinë e procesit e për fushata informimi për qytetarët dhe bizneset\", thuhet në reagimin e IKS-së.

Sipas kësaj organizate, Ministria e Shëndetësisë dhe ministri në ikje në asnjë rrethanë nuk ka informuar për qoftë edhe një hap të ndërmarrë sa i përket çështjeve bazë të parapara me ligjin për Sigurimet Shëndetësore, të miratuar në prill të 2014-tës, siç janë lista e shërbimeve themelore, lista e barnave, arritja e marrëveshjeve me farmacitë, krijim i sistemit elektronik të të dhënave, pajisja prej më së paku 75% të të siguruarve me kartela sigurimi para fillimit të mbledhjes së premiumeve etj.

\"Justifikimet e prezantuara sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë janë papërgjegjësi totale dhe tallje e hapur me qytetarët e vendit\", thuhet në komunikatë.

Për më tepër, sipas IKS-së, funksionalizimi i Fondit për Sigurimet Shëndetësore dhe Sigurimet Shëndetësore vazhdojnë të jenë të pranishme në programet zgjedhore të të gjitha partive parlamentare dhe politikat pasuese qeverisëse, por asnjëherë i shoqëruar me një debat cilësor e përmbajtjesor, me vullnet për realizimin e detyrimeve e përgjegjësive të marra, e aq më pak në ndëshkim dhe konsekuenca ligjore e politike për dështimet që prekin gjithë shoqërinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)