26 Prill 2024

Situata me fruthin nën kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme

Prishtinë, 16 tetor - Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se në bashkëpunim me Klinikën Infektive, Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi po merren me menaxhimin, kujdesin  dhe parandalimin e rasteve me fruth.

Ekipet mjekësore të Klinikës Infektive janë nën kujdes 24- orë  të vazhdueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e paraqitur si  të dyshuar me fruth dhe raste e tjera të konfirmuara nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Duke theksuar se furnizimi me barna për këtë klinikë është i mirë pas reagimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, e cila poashtu, në koordinim të plotë me Bordin Drejtues,  menaxhmentin e SHSKUK-së dhe  Institutin Kombëtarë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi përmes  departamenteve  përkatëse po merret me çështjen e vaksinimit dhe këshillimit të qytetarëve në terren përmes  ekipit qendror dhe ekipeve tjera rajonale.

Ndërkohë, rast i sotëm, pacienti 37 vjeçar, ka qenë rast që paraprakisht ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera dhe përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm nga stafi i Klinikës Infektive dhe reanimimit në kujdesin intensiv të kësaj klinike,  nuk kishte arritur të mbijetonte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)