21 Janar 2021

Situata epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë është serioze

Prishtinë, 2 nëntor - Në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë (Misionet diplomatike, Komisioni Evropian, Agjencitë e OKB-së në Kosovë) u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në menaxhim të epidemisë me Covid -19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, vlerësuan se situata epidemiologjike me Covid 19 në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi.

Pasi që numri i qytetarëve të prekur me Covid 19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë.

Prandaj, MSH-ja dhe IKSHPK-ja, të cilat janë në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe në mbikëqyrje të zbatimit të masave, nëse do të jetë e nevojshme, do të rekomandojnë dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë, shprehen mbështetjen e plotë për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, si dhe kërkuan angazhim shtesë në monitorimin e situatës.

Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontrollë shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor.

Të gjitha palët u dakorduan që të intensifikojnë komunikimin me qëllim të rishikimit të gjendjes epidemiologjike dhe në rast nevoje të ndërmarrjes së masave të nevojshme në përputhje me situatat e krijuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)