04 Korrik 2020

Shtetet evropiane vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit

Berlin, 25 maj - Qeveritë e shteteve evropiane nga sot filluan fazën e re të lehtësimit të masave kundër pandemisë, pasi numri i të infektuarve të rinj po vazhdon të bie.

Në Gjermani dhe Çeki janë hapur restoranet, pasi më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura, kryesisht në terraca.

Spanja do të fillojë heqjen e masave të izolimit në Madrid dhe Barcelonë.

Sipas rregullave të reja, njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në grupe deri në 10 persona. Parqet do të rihapen dhe disa muze do të lejojnë një numër të kufizuar vizitorësh.

Njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në publik dhe në ndërtesa ku distancimi fizik është i pamundur.

Spanja ka mbajtur në fuqi masat më të rrepta të izolimit në botë. Në këtë vend janë shënuar më shumë se 28 mijë vdekje nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)