19 Nëntor 2018

SHSKUK e kaplon nepotizimi, punësim familjar në Spitalin e Ferizajt

Prishtinë, 12 korrik - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, duke monitoruar dhe hulumtuar konkursin publikë të shpallur nga SHSKUK, për Spitalin Rajonal të Ferizaj, ka marrur ankesa.

AVONET gjatë periudhës së fundit kohore e ka monitoruar vazhdimisht procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në këtë Spital, andaj AVONET, ka hasur në një varg parregullsish për të cilën kërkon nga SHSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero.

AVONET njofton opinionin publikë se të punësuarve në këtë konkurs i kanë të afërmit e tyre brenda këtij Spitali, me vëmendje ka përcjell konkursin e SHSKUK-së lidhur me punësimin e 25 punonjësve në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Duke pasur parasysh një nga sektorët më të diskutuar në shoqërinë tonë, kemi pritur që ky institucion do të reflektoi në mënyrë pozitive dhe do të largohet dukuria e nepotizmit, mirëpo për fat të keq edhe në këtë konkurs mbizotëroi nepotizmi dhe punësimi familjar.

AVONET shpreh shqetësimin më të thellë se si janë pranuar në këtë konkurs të afërmit e zyrtarëve të Spitalit Rajonal të Ferizajt, poashtu institucioni SHSKUK-ja po vazhdon me një dukuri të trashëguar në procesin e punësimeve familjare.

AVONET kërkon nga institucionet përgjegjëse ta marrin me seriozitet dhe ta rikthejnë konkursin në pikën zero, sepse ka elemente të jashtëzakonshme dhe dëshmohet se staf i Spitalit ka punësuar familjar dhe të afërm të tyre duke i ndihmuar në këtë konkurs. Punësimet janë bërë duke filluar nga gruaja, motra, tezja, kushëriri etj.

AVONET kërkon nga ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i SHSKUK-së ta marrin me seriozitet dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit.

Komisioni intervistues dhe vlerësues duhet të mbajë përgjegjësi sepse një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjit, derisa janë sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)