23 Gusht 2019

SHSKUK do të punësojë mbi 103 specialistë të pa punë, të profileve mjekësore

Prishtinë, 5 shkurt - Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë, që aktualisht janë të pa punë.

Analiza e detjauar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë  në Spitalet e Përgjithshme, meqë mosha mestare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar. Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqëndruar në QKUK.

Në Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specailiststë, përfshirë: dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urlogji.

Konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në  Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, deermatologji, fiziatri, gastroentorolopgji, gjinekologji-obstetrikë, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, nenonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive.

Në Spitalin e Gjilanit do të punësohen  8 specialistë, përfshirë profilet:  biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë,  mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji.

Për Spitalin e Mitrovicës, do të shpallet konkursi për  pranim e 8 specialistëve, përfshirë:  biokimi klinike, gjinekologji  me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji.

Ndërkaq, për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergiologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji,  fiziatri,  gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji.

Për nevoja të Spitalit  të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikatri e fëmijëve dhe radiologji.

Në Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji.

Në QKUK do të hapet konkursi  për 11 specialistë përfshirë profilet: alergiologji me imunologjoi, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)