26 Prill 2024

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Tiranë, 11 mars - Në Republikën e Shqipëri është shënuar viktima e parë nga koronavirusi.

Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë  i infektuar në qytetin Durrësit.  Ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mjekët e spitalit të Durrësit fillimisht kanë tentuar që ta transportojnë të moshuarën drejt Tiranës por gjendja e saj është rënduar akoma më shumë dhe kjo i ka detyruar që ta rikthejnë në spital.

Në lidhje më këtë rast ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë ku njoftojnë se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.”

Ndërkohë në vendin tonë janë shënuar edhe dy raste të prekura gjatë 24-orëve të fundit. Tashmë numri total i të prekurve nga koronavirusi është 12 ndërsa po kontrollohen dhjetëra të tjerë kryesisht që kanë pasur kontakte me pacientët tashmë të konfirmuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)