27 Prill 2024

Shënohet në Kosovë Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it

Prishtinë, 30 nëntor - Me disa aktivitete që për qëllim kishin dërgimin e mesazhit për një luftë të përbashkët kundër sëmundjes së HIV/AIDS-it, sot në Kosovë është shënuar 1 Dhjetori-Dita Ndërkombëtare e AIDS-it.

Organizuar nga Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara (UNKT) dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, sot në Kinemanë ABC në Prishtinë është mbajtur aktiviteti qendror, që ka shënuar këtë ditë, ndërkohë që zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë ritheksuar nevojën për veprim sa më efektiv në parandalimin e HIV-it dhe reduktimin e stigmës ndaj personave të prekur nga kjo sëmundje infektive.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe shefi I UNMIK-ut, Lamberto Zanieri.

Doina Bologa , udhëheqëse e Zyrës së Koordinatorit të  Agjensionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), tha se Dita Botërore e AIDS-it është një moment për të bërë thirrje dhe për të përçuar mesazhin për një qasje universale për të drejtat e të gjithë njerëzve dhe për zgjerim të solidarizimit për të gjithë.

Ajo tha se Bota është në dekadën e katërt me AIDS dhe epidemia ka filluar ta ndryshojë kursin, që do të thotë se shifrat rreth të vdekurve nga kjo sëmundje në pesë vjetët e fundit  kanë rënë për 20 për qind krahasuar me më parë.

Duke iu referuar shifrave në Kosovë, që tregojnë se zyrtarisht prej vitit 1986 kur është shënuar rasti i parë, e deri më sot janë 81 raste të regjistruara me HIV/AIDS, prej të cilave 28 kanë vdekur,  Bologa tha se “shifrat janë të vogla,  krahasuar më vende të tjera, por megjithatë signifikante”.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se është i vetëdijshëm për potencialin demografikë dhe shkallën e lartë të faktorëve të riskut në Kosovë për përhapjen e HIV-it dhe se Kosova, theksoi ai, pritet që sikur do shtet tjetër të kontribuojë në vizionin e UNAIDS-it “zero diskriminim, zero infeksion dhe zero vdekje nga HIV”.

“Në  dhjetorin e vitit të kaluar ne kemi aprovuar Planin Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013, kemi forcuar Zyrën për HIV/AIDS, jemi ballafaquar me një ndërprerje në furnizim me barna të cilën së bashku me agjencionet e UN e kemi tejkaluar dhe kemi siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritet, sepse pasojat më së miri i dinë ata që kanë nevojë dhe ne që i trajtojmë”, tha Tolaj.

Kurse dr. Drita Salihu nga IKSHP, ka theksuar rëndësinë e veprimeve të përbashkëta në mënyrë që për HIV/AIDS-in të flitet, dhe popullata të edukohet për një preventivë sa më të fuqishme ndaj kësaj sëmundje të përmasave globale.

Në këtë aktivitet janë shfaqur pesë filma të metrazhit të shkurtër të realizuar nga 25 të rinj në bashkëpunim me profesionistët e Artpolis , me mesazhe lidhur me preventivën ndaj HIV dhe reduktimin e stigmës ndaj personave me HIV/AIDS dhe tre prej këtyre filmave  janë shpërblyer.

Me rastin e kësaj dite janë mbajtur edhe aktivitete të tjera nga Grupi Tematik për HIV/AIDS që funksionon në kuadër të Zyrës së Koordinatorit të  Agjensionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe MSh-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)