26 Prill 2024

SHBA miraton vaksinën e parë kundër COVID-19

Washington, 11 dhjetor - Bordi i ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për koronavirusin të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech.

Bordi Këshillues i FDA-së i përbërë nga ekspertë të pavarur, në një votim pas takimit të zhvilluar dje që zgjati gjatë gjithë ditës, me 17 vota 'pro' dhe 4 'kundër' autorizoi FDA-në për përdorimin emergjent të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Pas këtij miratimi nga Bordi rregullator i vendit për vaksinën e parë në vend, FDA pritet të përfundojë procedurën e konfirmimit zyrtar për vaksinën dhe të fillojë sa më parë shpërndarjen në shtete duke filluar që nga sot.

Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6.4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.

FDA në një deklaratë më 8 dhjetor, konfirmoi "besueshmërinë dhe efektivitetin" e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Duke theksuar se vaksina është efektive 95 për qind dhe se rreth 10 ditë pas dozës së parë të vaksinës është siguruar mbrojte e fortë kundër COVID-19, ishte rekomanduar që vaksina të aplikohej me dy doza 30 miligramëshe me një interval kohor prej 21 ditësh.

Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada.

Edhe vaksina kandidate "mRNA-1273" e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i ekspertëve të pavarur të FDA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)