26 Prill 2024

Sektori i shëndetësisë ka nevojë për vendosje të rregullit dhe llogaridhënies

Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, bashkë me anëtarët e ri të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) vizitoi sot Spitalin e Përgjthshëm të Prizrenit "Prim. Dr. Daut Mustafa".

Qëllimi i kësaj vizite ishte që Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së të njihet nga afër problemet me të cilat ballafqohen pacientët dhe sektori i shëndetësisë.

Ministri ka kërkuar nga Bordi që të jenë të gatshëm, që së bashku me të gjitha hallkat e sektorit të përballen me vështirësitë që i ka shëndetësia, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme  për qytetarët e vendit.

Ministri Ismaili, gjatë bashkëbisedimit me menaxhmentin e Spitalit, i falënderoi ata dhe stafin për punën që bëjnë në këtë spital dhe përkushtimin për pacientët.

Ministri Ismaili, gjithashtu, nga Bordi i ri drejtes i SHSKUK-së dhe menaxhmenti i spitalit kërkoi që të jenë në krye të detyrës për të ngritur nivelin dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore të nevojshme për qytetarët e këtij regjioni, pasi që, Spitali i Prizrenit ofron shërbime për rreth 500 mijë banorë të regjionit dhe qytetarët e disa zonave të veriut të Shqipërisë.

Ministri Ismaili u zotua që do të bëjë gjithçka që pacienti të jetë prioritet dhe atyre t'u ofrohen shërbime kualitative dhe në kohë.

"Sektori sot ka shumë probleme dhe ne nuk do të tolerojmë një gjendje të tillë që ta zgjas në pafundësi. Secili nga ne duhet të jetë pjesë e reformës, sepse ajo nuk zhvillohet nga një njeri, kështu që edhe institucionet dhe personeli edhe qytetari, secili duhet të bëhet pjesë e reformës në mënyrë aktive, që ta arrijmë qëllimin", tha Ministri Ismaili.

Ai tha se sektori ka nevojë për vendosje të rregullit, transparencës dhe llogaridhënies, për çfarë do të punohet në mënyrë ekipore.

Drejtori i SP të Prizrenit, dr. Afrim Avdaj e ka njoftuar Ministrin dhe Bordin e ri drejtues për punën që bëhet në këtë spital, ngritjen e nivelit të shërbimeve për pacientët, por edhe për sfifat dhe nevojat që i ka spitali. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)