20 Janar 2020

Rast i rrallë i shpëtohet jeta gruas 39 vjeçare pas shtatzënisë, me çarje aorte

 Prishtinë, 5 dhjetor - Një pacientes, me iniciale H.B, e moshës 39 vjeçare, i është shpëtuar jeta nga kardiokirurgët në QKUK, e cila, pas lindjes, kishte pësuar çarje- diseksion akut të aortës me prezencë të flapit intimal, duke filluar nga valvula aortale, me përfshirje edhe të aortës abdominale, duke shkaktuar edhe diseksion të arteries së djathtë të zemrës, respektivisht infarkt akut të murit të poshtëm të zemrës, pamjaftueshmëri të valvulës aortale. Ndryshimet tjera ishin vërtetuar edhe me CT.

Pacietna ishte transferuar nga Emergjenca e Ferizajt në QKUK, me dhimbje të forta në gjoks dhe me shenja në EKG të infarktit akut, të murit të poshtëm të zemrës dhe me nivel të lartë të troponinës.

Pacientja ka deklaruar se ka pasur lindje normale katër ditë më parë (dhe kjo ishte lindja e saj e tretë me radhë).  

Gjatë këtij intervenimi kirurgjik  është bërë Bentall procedurë (ndërrim i valvulës aortale, rrënjës së aortës dhe zëvendësim të aortës ascendente me graft) dhe bypass-urëzim i arteries së djathtë të zemrës përmes venës në graftin aortal)

Operacioni ka kaluar pa komplikime dhe me menaxhimin e duhur të stafit në mjekimin intenziv kardiokirurgjik dhe repartin e kardiokirurgjisë, pacientja është lëshuar në shtëpi me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale, në ndjekjen e këshillave të udhëzuara nga klinika në përdorim të terapisë së rregullt.

Disekacioni i aortës haset në 3  raste, në 100000 banorë, është më i shpeshtë tek meshkujt se sa te femrat. Faktorë të rreziku janë hipertensioni, duhanpirja, displipidemit dhe sëmundjet e lindura të indit lidhor.

Zakonisht, në shumicën e rasteve paraqitet pas moshës 60 vjeçare, ndërsa në 10% të rasteve para moshës 40 vjeçare.

Tek femrat e moshës nën 40 vjeçare disekacioni akut i aortës haset në 50% të rasteve gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.

 Stafi i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ju bën me dije të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës që, për çdo nevojë sa i përket sëmundjeve të zemrës, të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë në qendrat tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Jonuz Musliu. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)

- Hapet ekzposita "Cikël me Peizash" nga piktori Anton Krasniqi. (Kafe Atelie +S, rruga 'Avdyl Frasheri' nr. 42, Prishtinë, ora 19:00)