19 Shkurt 2018

QKUK siguron shiritat e TOT për rregullim të urinimit të pakontrolluar

Prishtinë, 24 janar - Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po kryhet një ndërhyrje e cila rregullon urinimin e pakontrolluar.

Urinimi i pakontrolluar që njihet se stres incontinenca urinare, ka filluar të trajtohet me shumë sukses , përderisa QKUK ka siguruar shiritat e TOT që mundësojnë korrigjimin e saj.
 
Deri tani, ky shërbim është kryer rrallë në pamundësi të blerjes së tyre nga ana e pacientëve.  Klinika e Urologjisë ka ekip të përgatitur dhe trajnuar për ta kryer këtë shërbim, andaj pacientët që kanë nevojë për  këtë shërbim mund të drejtohen tek Klinika e Urologjisë në QKUK.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2018  - Pjesëmarrësit e konferencës Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova zhvillojnë një vizitë në Katedralën e re “Nëna Terezë”. (Objekti i Katedralës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit , Shahriar Alam. (Kabineti i presidentit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierma takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Shkrimtari Stan Lee i njohur edhe si zevendes president dhe publicist i kompanisë Marvel dhe i cili eshte bashkëkrijues i heronjve të filmave, Spider-Man, Hulk, Doctor Strange, Fantastic Four, Iron Man, Thor, Daredevil, etj, kesaj radhe vjen me tregimin mbi heroin e ri T’Challa si mbret dhe Panterë e Zezë ne filmin “Black Panther” -aksion, aventurë, fantastiko-shkencor. (Kino ABC, ora 15:15)

- Presidenti Thaçi pret në takim Senatorin Ron Johnson. (Kabineti i presidentit, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret senatorin amerikan Ron Johnson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje, ndryshim orari, ora 14:30)