22 Gusht 2019

QKUK: Pacientit i hiqet një cist të dy anët e veshkës

Prishtinë, 1 gusht - Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë intervenuar tek një pacient, duke i hequr një cist, i shfaqur në të dy anët e veshkës.

Kjo sëmundje është e rrallë në praktikat mjekësore dhe është trajtuar nga një ekip mjekësor, i përbërë nga kirurgë abdominalë dhe urologë, për herë të parë në Kosovë.

Operacioni është realizuar me përdorimin e aparaturës bashkëkohore (thika ultrasonike), e cila është vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale dhe tashmë është pjesë e punës së përditshme në këtë klinikë.

Intervenimi  është kryer nga kirurgët e përgjithshëm, dr. Valon Zejnullahu,  dr. Salih Krasniqi, dr. Ismet Shaqiri, si dhe urologëve dr. Destan Kryeziu, dr. Liridon Selmani, dr. Driton Ferizi dhe dr. Artan Elshani.

Ekipi është asistuar nga instrumentaret  Xhevrije Jashanica dhe Kumrije Mjaku dhe anesteziologia Sebahate Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)