26 Prill 2024

QKUK ofron falas mamografi dhe shërbime tjera për femra

Prishtinë, 8 tetor - Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përkatësisht, departamenti i Radiologjisë Diagnostike të gjinjve, ka njoftuar se gjatë gjithë muajit Tetor, me rastin e muajit te luftimit kundër kancerit të gjirit, të gjitha femrat mbi moshën 40 vjeçare, të interesuara dhe ato të cilat nuk kanë bërë mamografinë, gjatë këtij muaji mund ta bëjnë këtë falas.

Poashtu, mund të bëjnë edhe ekzaminimet tjera shtesë sipas vlerësimit diagnostik nga ana e radiologut, përfshirë ultrazë, Rezonancë Magnetike dhe Biopsi të gjirit.

Orari i punës gjatë këtij muaji do të zgjatet dhe do të punohet nga ora 8:00 deri në 18:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)