26 Shkurt 2021

QKUK: Institutin e Onkologjisë e vërshon uji

Prishtinë, 23 nëntor - Instituti i Onkologjisë i QKUK-së, vazhdon të përballet me  depërtimin e ujit. Mbrëmë si pasojë e  reshjeve të shiut uji ka depërtuar brenda Institutit duke rrezikuar edhe aparaturat milionëshe.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, pranon se Instituti është vërshuar nga uji. 

“ Si pasojë e  reshjeve të furishme të shiut, mbrëmë ka ardhur deri tek depërtimi I ujit në Institutin e Onkologjisë. Me të parë se ka filluar të depërtojë uji,  janë mobilizuar ekipet e shërbimeve teknike, ato të pajisjeve mjekësore dhe Kompania e pastrimit “Krasniqi”. Me sukses është arritur që  të evitohet më e keqja”.

Sipas tij, fatmirësisht uji ka depërtuar vetëm në bodrum dhe nuk ka pasur dëmtime të aparaturave.  

Të rikujtojmë se objekti i  Institutit të Onkologjisë është nderuar vite më parë nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe pse janë investuar miliona euro, s’është arritur të funksionalizohet. 

Agjencia Ekonomia nga burime të saja ka kuptuar se janë dëmtuar edhe kabllot e aparaturave milonshe, por zyrtarët e QKUK-së, nuk e pohojnë këtë fakt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)