26 Prill 2024

QKUK dhe SHSKUK për tre vjet ofruan 3 milionë shërbime mjekësore

Prishtinë, 1 tetor - Për 3 vjet të funksionimit të SHSKUK, nga viti 2014, deri në  gjashtëmujorin e parë të vitit 2017,  Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka ofruar mbi 3 milionë shërbime shëndetësore për pacientë,  me mbi 141 mijë operacione të ndryshme të realizuara në QKUK dhe  shtatë (7) Spitalet e Përgjithshme që veprojnë në kuadër të SHSKUK.

Nga vitit 2014,  deri në gjashtëmujorin e parë të 2017,  në  SHSKUK kanë qenë të shtrirë  603 mijë pacientë në klinika dhe reparte të ndryshme në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme.  Janë ofruar 9.2 milion shërbime laboratorike,  4.5 milion shërbime ambulantore dhe 6 milion shërbime diagnostike dhe shërbime të tjera.

Sa i përket lindjeve, gjatë kësaj periudhe, ka pasur   81 667 lindje të raportuar  nga të gjitha njësitë. Nga viti 2015 deri në periudhën e gjashtëmujorit 2017,  janë kryer 287 859 shërbime të dializës nga të gjitha njësitë.

Janë kryer 78 mijë shërbime të  tomografisë së kompjuterizuar (CT),   në  nëntë(9 CT)  që funksionojnë në të gjitha njësitë  e SHSKUK, po ashtu në një (1) rezonancë të vetme magnetike në sektorin publik,  janë kryer  20 mijë shërbime. Për periudhën kohore të cekur më lartë janë kryer 1458 stentime, 3513koronografi dhe 257 pejsmejkerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)