19 Mars 2024

QKUK: 117 pacientë të pickuar nga rriqrat, 10 ende në mjekim

Prishtinë, 25 maj - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( QKUK) përkatësisht në Klinikën Infektive, deri tani ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 117 pacientë, si pasojë e pickimit nga rriqrat, 25 prej tyre janë mbikqyrë më tutje nga  mjekët ekspertë të Klinikës Infektive, të dyshuar se janë të infektuar me Ethet hemorragjike Krime-Kongo, përderisa më datën 21.05.2010, Y.A.(1999) nga komuna e Malishevës ka vdekur.

Aktualisht, të shtrirë janë 10 raste të tjera, kurse prej tyre vetëm njëri po trajtohet me Ribavirinë, kurse numri i të tërësishëm  i pacientëve të trajtuar më ribavirinë është 4.

Pacientët që po vazhdojnë të mjekohen janë jashtë rrezikut për jetë dhe po tregojnë shenja të përmirësimit të shëndetit të tyre.

Zonat më të prekura nga rriqrat vazhdojnë të jenë Malisheva, Klina, Skënderaj Drenasi, Suhereka dhe viset e tjera rurale të Kosovës. Mjekët e QKUK-së, këshillojnë  të gjithë  banorët e Republikës së Kosovës që  pickohen nga rriqrat që sa më shpejtë që është e mundur të lajmërohen të mjeku më i afërt, kurrsesi mos tentojmë t’i heqin vet ato.

Po ashtu, gjatë kryerjes së punëve të verës të tregojnë kujdes të shtuar, duke veshur rroba dhe doreza dhe duke i mbuluar pjesët e trupit që mund të jenë në kontakte me rriqrat.  

Simptomat e para tek pacientët e pickuar nga rriqrat janë temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, nëpër lëkurë  dhe të simptoma të tjera, për të cilat gjithsesi duhet konsultuar me mjekun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)