27 Prill 2024

QKMF në Prishtinë me shërbime kualitative

Prishtinë, 3 tetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, vizituan sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Gjatë vizitës ata folën për renovimin e barnatores qendrore si dhe rregullimit në kopshtin e kësaj qendre. Investimet që janë bërë në këtë qendër, si dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare në Prishtinë, kanë bërë që të rritet kualiteti i shërbimit ndaj qytetarit.

Për më tepër, brenda objektit janë vendosur televizorë, nga të cilët pacientët informohen për sëmundje të ndryshme.

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Në këtë drejtim, Kryetari Ahmeti dhe drejtori Vitia iu bënë thirrje grave që t’i shfrytëzojnë shërbimet e qendrave tona të mjekësisë familjare, për ta zbuluar në fazë sa më të hershme nje sëmundje të tillë.

“Janë 2 mamografë. Njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe tjetri në Qendrën V në Dardani. Iu bëjmë thirrje të gjitha grave që të bëjnë ekzaminimet e nevojshme, që të mund t’i identifikojnë problemet eventuale sa më parë”, theksoi Drejtori Arben Vitia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)