16 Nëntor 2018

Qeveria premton se nuk i do t'i ikë obligimeve ndaj punëtorëve shëndetësorë

Prishtinë, 1 shkurt - Është mbajtur sot takimi mobilizues për gjendjen në shëndetësinë e vendit, takim ky i iniciuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëveprim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Gjetja e formave më të mira të financimit, avancimi i ligjeve aty ku është e nevojshme, si dhe menaxhimi më efikas në të gjithë sektorin shëndetësor ishin pikënisja e këtij mobilizimi.

Kryeministri Haradinaj tha se nuk është në interes të Qeverisë ikja nga obligimet që ka ndaj punonjësve shëndetësorë, qoftë për paga të dinjitetshme për mjekët dhe të gjithë sektorët, qoftë në buxhet, apo në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme.

“Jemi të interesuar për rolin tonë në sektorin e shëndetësisë, cila është pjesa jonë, cilat janë detyrat tona dhe si mund të jemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi”, tha kryeministri, duke i vlerësuar mjekët dhe personelin shëndetësor heronj të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmendi zotimet për shtimin e investimeve në infrastrukturë, shtim të resurseve dhe pagave si dhe sistemin e ri të blerjes së barnave.

U.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, tregoi hapat konkret që janë ndërmarrë për ofrimin e shërbimeve 24 orë në disa sektorë, përfshirë edhe Institutin Onkologjik, zvogëlimin e listës së pritjeve për barna, koordinimin e spitaleve regjionale, programet për trajnimin e stafit të infermierisë dhe mjekëve.

Në këtë takim që ishte i pari i kësaj nisme mobilizuese u përmend nevoja  për hartimin e një rregulloreje që do të rregullonte mënyrën e trajtimit të pacientëve në disa nga spitalet rajonale e disa në QKUK, koordinimi i shërbimeve emergjente në nivel vendi, kategorizimi i pagave dhe nevoja e një menaxhimi më të mirë të buxhetit shëndetësorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2018 - Mbahet takimi i radhës i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës do të bashkëorganizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik e cila do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovicë në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me Drejtorët Komunalë të Arsimit në Republikën e Kosovës ku do të shpaloset Programi Nacional për Rininë. (Hotel International në Veternik, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel International Prishtina, ora 12:00)

- Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina ku pas shfaqes se filmit do të zhvillohet një konferencë për media ku prezent do të jenë disa prej protagonisteve kryesor. (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës së qarkores së Gjakovës. (Rruga Gjakovë - Prizren, ish Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)