26 Prill 2024

Qeveria komercializon shëndetin e qytetarëve

Prishtinë, 21 gusht - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vlerësuar se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. 

Kohëve të fundit kemi një përshkallëzim të rasteve, si të atyre që janë të infektuar me COVID-19 e sidomos të rasteve që përfundojnë me fatalitet.

KMDLNJ konsideron se në mos të parët, jemi në maja të statistikave botërore, krahasuar me numrin e banorëve. Është një ngushëllim i vogël se numri i të shëruarve po tregon rritje.

KMDLNJ po ashtu e vlerëson si shumë shqetësuese që shteti nuk ka arritur të mbrojë njërën prej të drejtave elementare të njeriut, e drejta për jetë dhe e drejta për shërbime shëndetësore që do të mbronin shëndetin e qytetarëve apo këtë e ka bërë pamjaftueshëm.

Kapacitetet parandaluese shëndetësore kosovare,  si në aspektin profesional ashtu dhe logjistik nuk kanë mundur të përballojnë pandeminë përkundër përpjekjeve maksimale dhe sakrifikuese të stafit shëndetësor.

Në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 sipas KMDLNJ-së ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jokompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik.

"Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese,  këtë kompetencë i kanë bartur laboratoreve private për të cilat askush,  në mungesë të teansparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes. Edhe çmimet janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës", thekson KMDLNJ.

Numri i laboratoreve private është rritur shumë dhe me këtë edhe mundësia e zhvatjes së qytetarëve të Kosovës. 

Laboratoret private bëjnë teste serologjike dhe në të shumtën e rasteve udhëzojnë pacientët të bëjnë testin anticovid si dhe analiza plotësuese të gjakut e që për një person shuma shkon midis 85-100 euro.

"Paramendojeni situatën kur në një familje duhet të bëjnë analiza disa anëtarë?! Shteti ka përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik andaj ka përgjegjësi për të siguruar testim falas për të gjithë qytetarët ndërsa, nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë duhet të subvencionojë testimin te laboratoret private në përputhje me gjendjen ekonomike, në të shumtën e rasteve 100% kurse në rastet tjera jo më pak se 70%."

"Ata që nuk kanë nevojë, i paguajnë vet. Në rrethanat aktuale, për shkak të jokompetences institucionale, ku as korrupsioni nuk mund të përjashtohet , në mënyrë drastike dhe pariparueshëm po shkatërrohen institucionet publike shëndetësore ndërsa po fuqizohet infrastruktura shëndetësore private e që seriozisht po e dëmton shëndetin fizik si dhe mirëqenien materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës." 

"Në këtë mënyrë institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato. Qytetarët e Kosovës duhet të padisin institucionet e Kosovës në rast se nuk i kompenzojnë për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit", deklaron KMDLNJ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)