15 Prill 2021

Punëtorët shëndetësorë më 4 maj në grevë

Prishtinë, 29 prill - Shërbyesit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të premten kanë bërë të ditur se më 4 maj do të mbajnë një grevë një orësh dhe kjo pasi kujdestaritë e muajit mars i kanë marrë me zbritje në pagë.
 
Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemail Selmani në një konferencë për media tha se mjekët nga 17 euro që janë paguar për kujdestari, me zbritje ato i kanë marrë në 11 euro ndërkaq stafi i mesëm siç janë infermierët nga 11 euro sa janë paguar, i ka rënë t’i marrin vetëm nga 4 euro.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) që në strukturë të saj përbërëse është edhe Sindikata e QKUK-së, përkrah fuqishëm vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate mbi  protestën njëorëshe e cila do të mbahet me datën 4 maj pranë klinikës së kirurgjisë.

FSSHK-ja, jo vetëm se përkrah këtë veprimi  sindikal, mirëpo njëkohësisht konfirmon edhe aktivitetin e saj të  zhvilluar në drejtim të rregullimit të drejtë të pagesës së  kujdestarive për punët e kryer nga punëtorët shëndetësorë, e që është  arsyeja kryesore e shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve  shëndetësorë të QKUK-së dhe të gjitha institucioneve në mbarë  Republikën e Kosovës.

Sindikalistët e QKUK-së thanë se nëse protesta e majit nuk i ngritë pagat e kujdestarisë atëherë do të vendoset për një grevë, ku në të do të marrë pjesë edhe stafi i Emergjencës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)