13 Prill 2021

Promovohet libri “Letërsia nga burgu” i Bajram Kosumit

Shkup, 3 mars - Në Shkup është bërë promovimi i librit të Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi  “Letërsia nga burgu”.

Për librin “Letërsia nga burgu” kanë folur recensenti Dr. Emin Azemi dhe kritiku Prof. Ass. Dr. Bashkim Musliu.

Në promovim kanë marr pjesë zëvendëskryeministri i parë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi,  drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Dr. Skender Asani, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, Drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Zbatimit te Gjuhës Shqipe Ylber Sela, kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ Ibrahim Kosumi, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli, poetë, profesorë, gazetarë dhe dashamirë të librit.

Libri është kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.

Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.

Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)