27 Prill 2024

Presidentja në detyrë e Kosovës infektohet nga Covid-19

Prishtinë, 17 nëntor - Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin e ri.

Osmani ka njoftuar se gjatë dy javëve të ardhshme do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Ajo gjithashtu thekson se infektimin e ka marrë nga personat e afërm që kishin të prekur koronavirusi dhe që ka pasur kontakte.

"Të nderuar qytetarë! Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv''.

"Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike", ka thënë Osmani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)