26 Prill 2024

Planifikimi familjar: fuqizimi i njerëzve, zhvillimi i shteteve

Prishtinë, 10 korrik - Çdo ditë, gratë e veçanërisht ato që janë të varfra dhe janë refugjatë, ballafaqohen me pengesa sociale, ekonomike dhe gjeografike për shërbimet dhe informacionin e planifikimit familjar vullnetar.

Pesëdhjetë vjet më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë  themeloi UNFPA-në, Fondin  për  Popullsi të  Kombeve të Bashkuara. Që nga viti 1969, kur UNFPA filloi punët, ai ka ndihmuar në heqjen e pengesave  për planifikimin familjar dhe në aftësimin e grave për të ushtruar të drejtat e tyre riprodhuese. UNFPA kontribuoi në dyfishimin e përdorimit  të kontraceptivëve  modern në mbarë botën, nga 36 për qind në 1970 në 64 për qind në 2016.

Natalia Kanem, ushtruese e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, UNFPA Fondi  për Popullsi  i Kombeve të  Bashkuara , shprehet se me gjithë përparimin dramatik, mbeten sfida të mëdha: rreth 214 milionë grave në vendet në zhvillim  u mungojnë  metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar.

Sipas saj, shumica e këtyre grave jetojnë në 69 vendet më të varfra, derisa përmbushja e kërkesës së tyre të paplotësuar do të shpëtojë jetët duke shmangur shtatzënitë e padëshiruara prej 67 milionë dhe duke zvogëluar për një të tretën e 303,000 vdekjeve vjetore maternale.

“Kujdesi  më i mirë i shëndetit  riprodhues, përfshirë planifikimin familjar vullnetar, mund të nxisë ekonomitë dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm duke fuqizuar gratë për të përfunduar arsimin, për t\'iu bashkangjitur  fuqisë punëtore të paguar, për të qenë më produktive në vendet e punës, për të fituar të ardhura më të larta dhe për të rritur kursimet dhe investimet. Përveç kësaj, për çdo dollar shtesë të shpenzuar për shërbime kontraceptive mbi nivelin aktual, kostoja e kujdesit të lidhur me shtatzëninë zvogëlohet për 2,30 dollarë”, thotë Kanem.

Sipas saj, investimet në planifikimin e familjes ndihmojnë drejt  prosperitet për të gjithë.

“Prandaj, planifikimi familjar është kritik për arritjen e Objektivit  të parë  të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për t\'i dhënë fund varfërisë. Është gjithashtu çelësi për arritjen e qëllimeve të tjera,  si largimi i urisë, si dhe promovimi i shëndetit të mirë dhe barazisë gjinore”, thotë Kanem.

UNFPA ka vendosur një qëllim ambicioz dhe transformues për të eliminuar të gjitha kërkesat e paplotësuara për planifikimin familjar deri në vitin 2030.

“Në këtë Ditë Botërore të Popullsisë, u bëjmë thirrje të gjitha qeverive dhe palëve të interesit që të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi”, thotë Kanem.

UNFPA gjithashtu u bën thirrje 179 qeverive që miratuan Programin e Veprimit të Konferencës Ndërkombëtare  për Popullsi dhe Zhvillim në Kajro 1994 për të përmbushur angazhimet e tyre për të arritur qasjen universale në shëndetin seksual dhe riprodhues,  përfshirë planifikimin vullnetar të familjes. Jo vetëm që kjo është çështje e mbrojtjes së shëndetit dhe të drejtave, por është gjithashtu një çështje e investimit në zhvillimin ekonomik, si dhe prosperitetin dhe përparimin e njerëzimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)