27 Nëntor 2020

Për 24 orë, 18 raste të lëndimeve në komunikacion

Prishtinë, 9 mars - Si pasojë e reshjeve të borës, vështirësive në komunikacion dhe ngricave, janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. "Vetëm në 24-orët e fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka pasur 18 raste që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik", ka bërë të ditur zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu.

Të lënduarit sipas tij janë nga komunat: 1 nga Malisheva 1 nga Gjakova, 1 nga Peja, 3 nga Skenderaj, 1 nga Prishtina, 9 nga Fushë-Kosova, 1 nga Drenasi.
 
Fazliu ka thënë së të gjithë të aksidentuarve u është dhënë ndihma shëndetësore nga ekipi i mjekëve kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

"Pas ndihmës së parë mjekësore, disa nga të lënduarit janë transferuar për mjekim të mëtejmë në repartet dhe klinikat tjera të QKUK-së. Muajve të fundit, janë shtuar rastet e aksidenteve, në muajin janar, ka pasur 312 raste që kanë kukuar ndihmën si pasojë e aksidenteve në trafik, përderisa në muajin shkuar ka pasur 299 raste", ka thënë zëdhënësi Fazliu.

 QKUK-ja, përkatësisht Qendra Emergjente e QKUK-së, apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë vozitjes në komunikacion, në mënyrë që mos të vie deri tek aksidentet

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)