15 Prill 2021

Peder Drott operon 12 fëmijë në Kosovë

Stokholm, 18 prill - Spitali Universitar i Linköpingut ka bërë angazhime fantastike duke ndihmuar njerëzit në vende të ndryshme të botës të goditura nga lufta. Angazhime konkrete ka zhvilluar edhe në Kosovë në kuadrin e një projekti të njohur si Swedish Medical Program.

Në saje të një veprimtarie të planifikuar më herët të hënen në Prishtinë nga Linköpingu do të niset një ekip mjekësor i cili deri të premten e ardhshme do të bëjë 12 operacione në kuadrin e kirurgjisë për fëmijë, thot Peder Drott, kirurg për fëmijë.

Shikuar nga një perspektivë globale kjo që bëjmë ne duket si një pikë uji në det, por për mua ka një domethënje të posaçme sepse ajo që bëjmë ne e bënë jetën dhe punën më të mirë. Dhe unë mendoj se ia vlen edhe anagzhimi ynë për këte, thot Peder Drott.

Në kuadrin e një varg projektesh të bëra më herët tani është aktual trajtimi i problemeve shëndetësore në sistemin urinal të fëmijve. Fjala është për ndërhyrje kirurgjikale të avancuara që zgjasin rreth 15 minuta në vend të ndërhyrjeve klasike që zgjasinin deri në dy orë. Pas ndërhyrjeve të këtilla kirurgjikale pacientët tash mund të shkojnë në shpi të njejtën ditë të operimit kurse sipas ndërhyrjeve klasike kjo ndodhte pas qëndrimit dhjetë ditësh në spital, tregon kirurgu Peder Drott.

Dhe në këto ndërhyrje kirurgjikale do të jenë të pranishëm edhe mjekët vendorë.

Ideja është që këto ndërhyrje të jenë rast i shkëmbimit të njohurive sepse qëllimi është që në të ardhmen këto operacione ti kryejnë ata vet. Tani për tani jam unë ai që bëjë operacionet e ata vëzhgojnë por në të ardhmen ata do të kryejnë operacionet kurse unë do të jem vetëm vëzhgues.

Në disa raste ka ndodhur që pacientët janë evakuar në Suedi. Kjo ndodhë në rastet kur në bashkëpunim me doktorët vendorë konstatojmë se mungojnë paisjet e nevojshme mjekësore për kryerjen e ndonjë operacioni përkatës.

Por gjendja e resurseve mjekësore sot në Kosovë ka pësuar ndryshime pozitive megjithëse me variacone.

Ka dallime varësisht se për cilën specialitet mjekësor bëhet fjalë. Por ajo që kam parë unë është kirurgjia plastike dhe kirurgjia për fëmijë. Kurse kualiteti në kirurgjinë e fëmijve është i lartë, thot Peder Drott, kirurg nga Spitali Universitar në Linköping.

Posaçërisht ka të meta ndërkaq në rekomandimet dhe seleskionimin e pacientëve për operim e që nganjëherë ndoshta do të bëhen më mirë pas pasë nevojë operimi.

Por Peder Drott thekson gjithashtu edhe një gjë të rëndësishme e cila gjendet në nivel të ultë e që ka të bëjë me shpenzimet e pacientëve për ilaçe gjë që për disa lloj sëmunjdesh ato janë tepër të shtrenjta.

Swedish Medical Program është themeluar më 1995 dhe që nga atëherë janë zhvilluar projekte të ndryshme, fillimisht në Bosnjë e më pas edhe në Kosovë. Në saje të këtij programi janë trajtuar më shumë se 4 000 pacientë në bashkëpunim me kolegët vendorë. Programi mjekësor është zhvilluar si bashkëpunim i Entit për migrim në Suedi me Organizatën ndërkombëtare të migrimit dhe me Spitalin Universitar në Jönköping.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)