05 Qershor 2020

OBSH u bën thirrje qeverive të investojnë në infermierë

Prishtinë, 7 prill - Pandemia e COVID-19 nënvizon nevojën urgjente për forcimin e fuqisë globale punëtore të shëndetësisë.

Raport i ri Gjendja e infermierisë në botë 2020, i botuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, ofron një vështrim të thelluar në komponentin më të madh të fuqisë punëtore të shëndetësisë.

Gjetjet identifikojnë hendekë të rëndësishëm në fuqinë punëtore të infermierisë, si dhe fushat prioritare për investime të targetuara në arsimin e infermierisë, vendet e punës dhe udhëheqjen për forcimin e infermierisë në mbarë botën dhe për përmirësimin e shëndetit për të gjithë.

Infermierët përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë punëtorëve shëndetësorë në botë, duke ofruar shërbime jetike në të gjithë sistemin shëndetësor.

Në rajonin evropian të OBSH-së, 57% e fuqisë punëtore të shëndetësisë përbëhet nga infermierë.

Sot, ashtu si kurdoherë, infermierët janë në pararojë të luftës kundër epidemive dhe pandemive që kërcënojnë shëndetin. Infermierët e rajonit po i përgjigjen pandemisë COVID-19 me guxim: kurrë më parë nuk është demonstruar më qartë vlera e tyre.

“Lufta jonë kundër COVID-19 ka treguar edhe njëherë se sa themelor është profesioni i infermierisë për shoqërinë dhe për të gjithë ne. Në përballjen me rrethanat më të jashtëzakonshme dhe kushtet më të rënda të punës, infermierët në mbarë rajonin evropian dhe në botë, i janë përgjigjur sfidës me trimëri, dhembshuri dhe profesionalizëm."

"Ata, së bashku me të gjithë punëtorët e kujdesit shëndetësor, meritojnë falënderimet dhe respektin më të thellë,” tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën.

“Është koha t’i japim profesionit të infermierisë vlerësimin që meriton. Sot, kur shënojmë Ditën Botërore të Shëndetit, por edhe në të ardhmen, vendet duhet të investojnë në infermierë dhe t’i mbështesin që të punojnë në masën e plotë të trajnimit dhe fushëveprimit të praktikës së tyre."

"Duke vepruar kështu, fuqia jonë punëtore e infermierëve të aftë dhe të përkushtuar do ta ketë forcën dhe burimet për të ndërtuar një Evropë më të shëndetshme,” përfundoi ai.

Mungesa globale e infermierëve

Raporti Gjendja e infermierisë në botë 2020, i zhvilluar nga OBSH në partneritet me Këshillin Ndërkombëtar të Infermierëve (ICN) dhe Infermieria Tash, tregon se sot në botë ka pak më pak se 28 milionë motra infermierë në mbarë botën.

Në Rajonin e Evropës janë 7.3 milionë infermierë, ose rreth 79 infermierë për 10,000 persona. Edhepse,  kjo shifër është rreth dyfishi i mesatares globale, ekspertët thonë se për shkak të strukturës moshore të fuqisë punëtore të infermierisë në Rajon dhe varësisë në rekrutimin ndërkombëtar të infermierëve në disa vende me të ardhura të larta, nuk ka vend për vetëkënaqësi.

Rreth 90% e të gjithë infermierëve janë femra, por vetëm 25% e pozitave udhëheqëse mbahen prej tyre. Kjo thekson nevojën për politika që rrisin dhe forcojnë udhëheqjen e infermierisë dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e grave në nivele drejtimi.

Kur vendet u mundësojnë infermierëve të marrin rol udhëheqës, për shembull, duke pasur një krye zyrtar/e qeveritar/e të infermierisë (ose pozitë ekuivalente) dhe programe të udhëheqjes së infermierisë, rregullimi i arsimit të infermierisë dhe kushteve të punës përmirësohet.

“Infermierët janë çelësi për t’iu përgjigjur shumë problemeve tona shëndetësore. Nëse duam të kemi shërbime të forta shëndetësore, duhet të investojmë në motra infermierë, t’i edukojmë dhe trajnojmë sipas standardeve ndërkombëtare dhe në nivel universitar dhe t’u sigurojmë pajisje dhe burime të përshtatshme. Infermierët duhet të marrin pagë të drejtë për punën e tyre dhe të jenë në gjendje të vazhdojnë të zhvillohen profesionalisht. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve shëndetësore, përmirësimin e cilësisë së kujdesit dhe avancimin e mbulimit shëndetësor universal,” tha Dr Sergy Koryak, Udhëheqës i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)