26 Prill 2024

OBSH-ja dhuron pajisje për caktimin e sasisë së plumbit

Prishtinë, 28 prill - Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, Skender Syla, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Ardita Tahirukaj dhe Shpend Batusha, i kanë dorëzuar të enjten kryetarit të Komunës së Mitrovicës, një pajisje moderne për përcaktimin e sasisë së plumbit dhe metaleve të rënda në mjedis.

Është vlerësuar si një donacion shumë i rëndësishëm për Mitrovicën, duke pasur parasysh problemet që ka kjo komunë me ndotje nga metalet e rënda.

Shefi i OBSH-së, sqaroi se kjo është një pajisje në vlerë prej 36 mijë eurosh, e  cila përdoret nga të gjitha institucionet e rëndësishme botërore për përcaktimin e sasisë së nivelit të plumbit dhe metaleve të rënda në mjedis. “Është një pajisje shumë e sofistikuar dhe shumë praktike që do të ndihmoj për krijimin e një pasqyre të qartë për nivelin e pranisë së plumbit dhe metaleve të rënda në dhe, ajër dhe ujë”.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati i ka falënderuar drejtuesit e OBSH-së në Kosovë për këtë donacion. “Është një pajisje shumë e nevojshme për institucionet tona që do të ndihmoj për qartësimin e gjendjes dhe parandalimin e helmimit me metale të rënda”.

Ai sqaroi se në Komunën e Mitrovicës janë të trajnuar dy zyrtarë për punë me këtë pajisje.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)