03 Mars 2021

Numri i të prekurve nga koronavirusi në botë kalon mbi 94.4 milionë

Prishtinë, 16 janar - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur në mbi 94 milionë e 400 mijë persona te infektuar.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 94.390.000 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Gjithashtu sipas "Worldometer" deri tani në mbarë botën kanë humbur jetën 2.017.913 persona dhe se 67.346.640 të infektuar me virusin janë shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.102.429 raste deri më tani, ku dhe 401.856 të tjerë kanë humbur jetën.

Pas SHBA-së, vendet që kanë tejkaluar 1 milion raste të infektimeve janë si më poshtë:

India me 10.543.659 raste, Brazili 8.394.253, Rusia 3.520.531, Britania e Madhe 3.316.019, Franca 2.872.941, Turqia 2.373.115, Italia 2.352.423, Spanja 2.252.164, Gjermania 2.023.802, Kolumbia 1.870.179, Argjentina 1.783.047, Meksika 1.609.735, Polonia 1.422.320, Irani 1.318.295, Afrika e Jugut 1.311.686, Ukraina 1.146.963 dhe Peruja me 1.056.023 raste.

Ndërsa krahas SHBA-së vendet që kanë tejkaluar 10 mijë vdekje janë si më poshtë:

"Brazili (208.291), India (152.130), Meksika (139.22), Britania (87.295), Italia (81.325), Franca (69.949), Rusia (64.495), Irani (56.621), Spanja (53.314), Kolumbia (47.868), Gjermania (46.537), Argjentina (45.227), Peruja (38.654), Afrika e Jugut (36.467), Polonia (32.844), Indonezia (25.484), Turqia (23.664), Ukraina (20.542), Belgjika (20.352), Kanadaja (17.729), Kili (17.369), Rumania (17.98), Ekuadori (14.273), Çekia (14.29), Iraku (12.932), Holanda (12.868), Hungaria (11.177) dhe Pakistani (10.908)".

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)