26 Prill 2024

Numri i rasteve me koronavirus në botë tejkalon 16 milionë

Prishtinë, 26 korrik - Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar 16 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani janë diagnostifikuar 16.020.149 persona me COVID-19.

SHBA është shteti me numrin më të madh të rasteve, me gjithsej 4.264.689 persona të infektuar.

Pas SHBA-së vijnë Brazili (2.348.200), India (1.364.475), Rusia (806.720), Afrika e Jugut (421.996), Meksika (378.285), Peru (375.961), Kili (341.304), Spanja (319.501), Mbretëria e Bashkuar (297.914), Irani (288.839), Pakistani (271.887), Arabia Saudite (264.973), Italia (245.590) dhe Kollumbija (233.541).

Në Turqi deri më tani janë konfirmuar 224.252 raste pozitive me koronavirus.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse në gjithë botën.

Rreth 644 mijë persona kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa rreth 9,8 milionë janë shëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)