26 Prill 2024

Nisin punimet në sanimin e rrjetit të ujërave të zeza te Onkologjia

Prishtinë, 30 nëntor - Pas të reshurave të javës së kaluar, të cilat kishin depërtuar në bodrumin e Institutit të Onkologjisë dhe kishin rrezikuar të dëmtojnë edhe aparaturat në këtë institut, Ministria e Shëndetësisë ka disa ditë që është duke ndërmarrë disa veprime, të cilat kanë për qëllim eliminimin e përsëritjes së asaj që ka ndodhur si pasojë edhe e mungesës së planit adekuat të bartjes së ujërave të zeza nga ky institut deri në kolektorët përkatës.

Gjatë ditëve të festës dhe ditës së sotme, prapa objektit të Institutit të Onkologjisë është punuar në vendosjen e gypave të kalibrit të madh, me qëllim të bartjes së ujërave të zeza, të cilat sipas punë-kryesve aty, kanë qenë të përziera me ujëra të objekteve të tjera të QKUK-së dhe me ujërat atmosferike dhe si të tilla, nuk kanë mundur të përcillen.

Në Onkologji janë duke u vendosur gypa adekuatë, me qëllim që të evitohet kyçja e gabuar sikur është bërë deri tash dhe ujërat e zeza të barten në një kolektor tjetër së paku 50 metra larg objektit dhe të pamundësohet mbyllja e qarkullimit të tyre.

Testimi i qarkullimit të ujërave të zeza nëpër gypat e ri pritet të bëhet sa më parë, ndërsa thellësia e vendosjes së tyre është rreth 10 metra nga niveli i sipërfaqes së tokës.

Këto veprime, MSh është duke i ndërmarrë me qëllim të evitimit të gabimeve teknike të bërë në këtë Institut, para se të angazhohet një ekspert ndërkombëtarë, i cili bashkë me ekipin e tij. Pritet të marrë përsipër detyrën për aplikimin e radioterapisë me ekipin e tij dhe aftësimin e stafit vendor për këtë shërbim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)