26 Prill 2024

Nisi punimet konferenca e katërt kombëtare e psikiatrisë

Prishtinë, 25 nëntor - Organizuar nga Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare, sot në Prishtinë i fillon punimet Konferenca e Katërt Kombëtare me temën: “Çrregullimet psikotike-nga teoria në praktikë”.

Në këtë konferencë tre ditore ku po marrin pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj të fushës së Psikiatrisë, do të trajtohen tema profesionale nga fusha e psikiatrisë.

Duke i përshëndetur pjesëmarrësit e Konferencës si Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës por edhe si Kryetar i Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare , Ministri Ferid Agani , tha se mbajtja e kësaj konference është një moment i mirë  që psikiatrit të diskutojnë mes veti të arriturat midis dy konferencave, dhe në të njëjtën kohë të debatojnë edhe për sfidat dhe hapat e ardhshëm në zhvillimin e psikiatrisë.

“Shpresoj shumë se në këtë konferencë do të këmbeni shumë njohuri, sepse ka çka të  mësohet dhe konferenca do të shkojë në dobi të shumanshme si në ngritjen profesionale , ashtu edhe në organizimin më të fuqishëm të Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare”, u tha pjesëmarrësve ministri Agani.

Ai tha se Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare është shembull dhe model edhe për shoqatat e tjera profesionale, ndërsa ka shprehur besimin psikiatria shqiptare do të zhvillohet bashkë me profesionet përcjellëse si psikologjia mjekësore dhe infermierinë.

Kryetari i Këshillit Organizativ të Konferencës, dr. Jusuf Ulaj tha se problemet të cilat i trajton psikiatria kanë në qendër njeriun, ndërsa theksoi faktin se sa i përket problemeve të kësaj fushe, është fat që për këtë lëmi, pacientët kosovarë nuk kanë nevojë që shërbimet shëndetësore t’i kërkojnë jashtë vendit, me që ato i kanë në Kosovë.

Konferencën përmes një telegrami e ka përshëndetur edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe përfaqësues të kësaj fushe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Konferenca do të vazhdojë punimet edhe të shtunën dhe të dielën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)