26 Prill 2024

Nga Kosova përcjellet inaugurimi i Telemjekësisë në Shqipëri

Prishtinë, 10 dhjtor - Sot bëhet inaugurimi solemn i Fazës së Parë të Programit të Telemjekësisë në Shqipëri, ngjarje kjo që do të përcillet nga Qendra e Telemjekësisë së Kosovës.

Finalizimi i 6 qendrave të para të Telemjekësisë në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Berat) financohet nga USAID Albania, dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe implementuar nga IVEH.

Me rastin e këtij inaugurimi në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës (QKT) do të realizohet edhe lidhja e parë e drejtpërdrejt mes 7 qendrave të Telemjekësisë në Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Skënderaj) me 6 qendrat e Telemjekësisë në Shqipëri, (Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Berat) dhe me Universitetin e Arizonës në SHBA.

Komunikimi me të gjitha qendrat do të jetë live.

Hapja e qendrave të Telemjekësisë në Shqipëri mundëson që të bëhet integrimi virtual midis Kosovës e Shqipërisë në fushën e shkencës së mjekësisë.

Lidhja direkte realizohet nga Qendra e Telemjekësisë së Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)