27 Shkurt 2021

Nënshkruhet protokolli i trajtimit te fëmijëve me plumb në gjak

Prishtinë, 23 nëntor - Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë është bërë sot nënshkrimi i Qarkores Informative nr. 3/2010 për trajtim me DMSA (Succimer), me të cilën fillon zbatimi i Protokollit të trajtimit me DMSA për  fëmijët me nivele të larta të plumbit (Pb) në gjak.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Zyrës së OBSH-së në Kosovë, UNICEF-it, “Mercy Corps” si dhe përfaqësues të nivelit të Kujdesit parësor të Komunës së Mitrovicës.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj qarkoreje është informimi i institucioneve shëndetësore: Klinikës së Pediatrisë të QKUK, Spitalit Regjional në Mitrovicë, QKMF në Mitrovicё, IKSHPK-së dhe Instituteve Rajonale për Protokollin e trajtimit me DMSA të fëmijëve me nivele të larta të Plumbit (Pb) në gjak.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se sot po vihet në zbatim protokolli i cili rregullon dhe udhëzon trajtimin e helmimit me plumb me terapi kelatinizuese - me DMSA.

“Rëndësia e këtij veprimi rregullativ është e shumëfishtë dhe shumë-dimensionale.  Së pari është në shërbim të një popullate shumë vulnerabile, të fëmijëve veçanërisht të fëmijëve të komunitetit RAE, komunitet i cili që shumë kohë ballafaqohet me deprimime të shumëfishta, varfëri, ekskluzion dhe qasje të kufizuar në shërbime shëndetësore.  Së dyti, shënon marrjen e iniciativës nga Ministria e Shëndetësisë dhe rrumbullakson një proces të tejzgjatur, që ka shterrur shumë investime për të ardhur deri këtu, proces i cili ka zgjatur që nga viti 2006, kurse MSH ka marrë iniciativën dhe ka përmbyllur procesin për një muaj e gjysmë”, tha dr. Tolaj.

Ai theksoi se me angazhim të bashkërenditur të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, USAID, Bashkësia Evropiane, OBSH, CDC, donatorët e ndryshëm, OJQ-të mund të bëjnë më shumë dhe më mirë për të përkrah gjithëpërfshirjen e komunitetit RAE në Kosovën e re.

Pas nënshkrimit të Qarkores, pjesëmarrësit në nënhkrimin e saj, kanë vizituar edhe lagjen e romëve në pjesën jugore të Mitrovicës, e pastaj edhe Spitalin rajonal të Mitrovicës, ku janë parë kapacitetet infrastrukturore të ëktij spitali dhe kushtet në të cilat punohet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)