26 Prill 2024

Në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i 8-të i Urologjisë

Prishtinë, 6 maj - Organizuar nga Shoqata e Urologëve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, sot në Prishtinë i ka filluar punimet Simpoziumi i 8-të i kësaj shoqate, me pjesëmarrje edhe të profesionistëve ndërkombëtar të kësaj fushe.

Në hapje të Simpoziumit dy ditor nga fusha e urologjisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, tha se Ministria të cilën ai e drejton u jep përkrahje të pa rezervë organizimeve të karakterit profesional sikur ky i urologjisë për të arritur ato nivele shkencore që përkojnë me zhvillimet në këtë fushë nw vendet e zhvilluara.

Si Ministri do të krijojmë bazën e domosdoshme ligjore, që të mundësojë zhvillimin e mëtejmë të urologjisë në baza profesionale, tha Ministri Agani, duke rikujtuar se vitet paraprake të vështira nëpër të cilat ka kaluar sistemi shëndetësor, pa dyshim që kanë dhënë refleksionet e tyre edhe në këtë fushë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Mujë Rugova, ka lavdëruar punën e urologëve kosovarë dhe ka thënë se UP mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më adekuate për zhvillimin e punës për personalin akademik dhe atë mjekësor të urologjisë.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Gani Bajraktari, tha se komunikimi ndërmjet urologëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë është rruga më e mirë për ngritjen e kualitetit të shërbimeve në këtë fushë dhe implementimin e politikave që kanë të bëjnë bazën e evidencave mjekësore.

Kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës , Dr. Lutfi Dervishi tha se synimi i këtij simpoziumi dhe i vet shoqatës është zhvillimi dhe ngritja e urologjisë kosovare në nivel të vendeve perëndimore , për çka tha se ka shumë arritje.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)