26 Prill 2024

Ndërron jetë 63 vjeçarja nga Dragashi e infektuar nga koronavirusi

Prishtinë, 7 maj - Klinika Infektive përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë duke u trajtuar 12 raste me COVID-19.

Prej tyre, 9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me COVID -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit për COVID-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27, kurse janë shëruar 533 ndërkaq të infektuar me coronavirus janë 860.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)