27 Prill 2024

MSH përfaqësohet në Kongresin Botëror të Farmacisë

Prishtinë, 17 nëntor - Nga data 13 deri më 18 nëntor në New Orleans tëSHBA-vë, është duke u mbajtur Kongresi i I-rë Botëror i Farmacisë dheShkencave Farmaceutike.

Në këtë kongres është e përfaqësuar edhe Kosova përmes Ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila në këtë Kongres po merr pjesë mr. Arbenita Pajaziti, shefe e furnizimit me barna dhe material shpenzues nga Departamenti i Farmacisë.

Ajo ka prezantuar me temën “Sfidat dhe zhvillimi i laboratorit për kontroll te kualitetit te produkteve medicinave”, përfshin sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar ky laborator prej kohës së themelimit të tij e deri më sot.

Organizimin e këtij kongresi e kane mbështetur rreth 70 kompani farmaceutike amerikane dhe ndërkombëtare, ndërsa gjatë kongresit janë mbajtur rreth 120 sesione, 47 simpoziume si dhe janë bërë rreth 2.900 prezantime të autorëve të ndryshëm nga gjithë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)