26 Prill 2024

MSH, IKSHP dhe OBSH shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetesisë Publike (IKSHP), Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënojnë sot Ditën Botërore të Tuberkulozit.

Manifestimi qendror në shënim të kësaj dite, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën.

Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)