26 Janar 2021

Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës do të marrin paga shtesë

Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga Kryetari Dr. Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani, u pajtuan për pagesat shtesë  për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid.

Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë për mjekët 250 euro në muaj, Infermierët 150 euro në muaj dhe stafi mbështetës 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm,  të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19, në territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)