26 Prill 2024

Mitrovica mobilizohet, merr më shumë masa parandaluese rreth Koronavirusit

Mitrovicë, 15 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka sot kanë mbajtur mbledhje urgjente me Bordin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha.

Në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtorët komunal që të zbatojnë të gjitha masat e kërkuara nga niveli qendror, dhe ato që dalin nga mbledhja urgjente e Bordit të Ekzekutivit.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve ka ndërmarrë këto vendime;

1.      Reduktimin e stafit komunal nga secila drejtori përkatëse.

2.      Mbylljen e të gjitha hoteleve dhe moteleve që veprojnë në qytetin e Mitrovicës.

3.      Mbylljen e Gjellëtoreve, Qebaptoreve, Byrektoreve dhe Fast Food.  

4.      Të bëhet çdo ditë pastrimi dhe larja e sheshit, rrugëve të qytetit si dhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.

5.      Dezinfektimi i të gjitha objekteve të hapësirave publike dhe ndërmarrjeve publike.

Gjatë kësaj mbledhje është bërë edhe përcaktimi i dy objekteve për raste emergjente; Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” dhe Palestrën Sportive “Minatori”,  lidhur me trajtimin e personave eventual të dyshuar me këtë virus.

Kryetari Bahtiri potencon se Komuna e Mitrovicës është e gatshme të bashkëpunoj me nivelin qendror për çdo masë parandaluese, e cila ndërmerret nga Qeveria e Kosovës, njëkohësisht kërkon nga ta të ndahen mjete për shërbime të domosdoshme nëpër komuna.

Po ashtu kryetari Bahtiri njofton se nesër duke filluar nga ora 09;00, do të takohet me operatorët e taksive që veprojnë në qytetin e Mitrovicës, për të shqyrtuar mundësinë e një vendimi me ta.

Në fund kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që të mos vizitojnë këto ditë komunën, vetëm në rast të kërkesës për shërbime të domosdoshme komunale.

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)