06 Gusht 2020

Mitrovica dërgon një ekip mjekësor për t'i ndihmuar banorët e Shqipërisë

Mitrovicë, 27 nëntor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, sot kanë themeluar një ekip mobile nga Qendra e Mjekësisë Familjare, me një autoambulancë për tu dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë në Shqipëri, pas situatës së krijuar nga tërmeti i djeshëm.

Me këtë rast kryetari Bahtiri së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë vizituar stafin mjekësor, të cilët janë pritur nga drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, dhe personeli mjekësor të cilët u shprehen të gatshëm për tu përgjigjur iniciativës së ndërmarr nga Komuna e Mitrovicës.

Ndërsa kryetari Bahtiri, u shpreh shumë falënderues ndaj stafit mjekësor të QKMF-së për gatishmërinë e tyre për tu dalë në ndihmë familjeve të cilat kanë nevojë në Shqipëri.

Stafi mjekësor nga QKMF-ja në krye me shefin e sektorit për Emergjenca, Leonard Muja, janë furnizuar edhe me barna dhe gjëra tjera esenciale dhe do të jenë në gjendje gatishmërie për ti ndihmuar banorët të cilët janë prekur nga ky tërmet.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)