26 Prill 2024

Ministri Vitia konfirmon rastin e tretë me koronavirus në Kosovë

Prishtinë, 14 mars - Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka konfirmuar pak me parë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në tre.

“Sapo janë identifikuar rastet e para me koronavirusin, qeveria ka marrë masa të reja. Sot, në këtë konferencë, me keqardhje ju njoftoj për një rast të ri. Bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla e Vitisë që u konfirmua dje me Covid-19”, tha Vitia.

Vetëm një ditë me parë autoritetet në Kosovë konfirmuandy raste pozitive me koronavirusin e ri.

Sot, një ditë pas, rrugët e Prishtinës duken të boshatisura dhe ata pak persona që kanë dalë, kanë vendosur maska mbrojtëse.

Dy pacientët e konfirmuar të premten, janë një 77 vjeç dhe një 20 vjeçe, ndërsa i treti është 39 vjeç.

Ministri Vitia bëri thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

Ministri Vitia në konferencën për media ka bërë të ditur se Kosovës po i harxhohen rezervat e materialeve shëndetësore.

“Sa i përket Vitisë dhe Klinës, dje jam dëgjuar me kryetarin e Klinës por për shkak të punës deri pas orës 1 nuk ka qenë e mundur të kontaktoj me kryetarin e Vitisë, ne në procedurën që e kemi zhvilluar kemi siguruar material në vlerë 100 mijë euro dhe jemi në fund të rezervave."

"Ne kemi urdhëruar sot që të gjitha rezervat e materialeve të shpërndahen në Klinë dhe Viti, ne presim që deri të martën dhe mërkurën që procedura e 400 mijë eurove të ndara nga ministria e Shëndetësisë për këtë gjendje.”, tha Vitia.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se gjendja e të infektuarve është stabile. Ai shtoi se se deri më tani kanë kryer 140 teste dhe tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot nga ora 6:00, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka mbyllur kufijtë tokësorë, për udhëtarët që hyjnë në vend, përjashtuar shtetasit kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)