26 Prill 2024

Mbi 4 milionë të infektuarve me koronavirus në mbarë botën

Prishtinë, 9 maj - Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri Covid 19 në mbarë globin ka tejkaluar shifren mbi 4 milionë, të vdekurve mbi 275 mijë dhe i të shëruarve arrin afër 1.4 milionë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga pandemia globale me mbi 1.32 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 78 mijë vdekje.

Britania e Madhe renditet e dyta me 31 mijë vdekje e 211 mijë të infektuar, e ndjekur nga Italia me 30 mijë vdekje dhe 217 mijë të infektuar, pastaj Spanja me 26 mijë të vdekur dhe 260 mijë të infektuar dhe Franca me 26 mijë të vdekur dhe 176 mijë të infektuar.

Kina nuk ka regjistruar vdekje që nga java e kaluar dhe numri i viktimave në këtë vend vazhdon të mbetet 4.647. Këto shifra shtrojnë pyetje brenda dhe jashtë Kinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)